Integrimi

Kthehen nga Siria dhe arrestohen vëlla e motër shqiptarë të rekrutuar nga ISIS-i

Janë kthyer dje (e martë) nga Siria ku kishin shkuar dy të rinjtë shqiptarë, vëlla e motër V. e E. 17 e 16 vjeçarë të cilët para një viti ishin bërë temë numër një e lajmeve kur kishin shkruar në Siri për t`iu bashkuar radhëve të ISIS-it. Ditë më pas, babai i fëmijëve kishte dalë para medieve pasi kishte udhëtuar për në Turqi duke kërkuar që t`i ktheheshin fëmijet

Me rastin e aterrimit të tyre në Aeroportin e Cyrihut ata janë arrestuar, shkruan 20minuten.ch. Tashmë prokuroria për të rinj e Winterthur-it ka nsiur procedurë penale me akuzën që mbështetet në cenimin e ligjit federal mbi ndalimin e grupeve terroriste si Al-Qaida, ISIS etj.

Prokuroria në fjalë i ka vendosur dy tinejxherët në një institucion të mbyllur, tansmeton albinfo.ch. Ata, sipas prokurorisë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Se të kthyerit janë pikërisht vëlla e motër nga Winterthuri, e dëshmon edhe komunikimi në rrjete sociale në mes të shokëve të shkollës të tyre në Winterthur. «Shumica nuk mund ta besojnë që E. është sërish këtu.

Rasti i këtyre të rinjve dhe i disa të tjerëve që ishin identifikuar si të rekrutuar nga ISIS-i gjatë gjithë vitit që po shkon i kishte siguruar qytetit të Winterthurit epitetin e «bastionit të islamizmit radikal».