Futboll

KSHZ: Gjuha e urrejtjes ndaj kapitenit Xhaka duhet të ndalet

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës: "Disa media pa dyshim që nuk ngopen me këtë gjuhë urrejtjeje ndaj kapitenit. Kjo fushatë bullizmi duhet të ndalet"

“Pas ndeshjes ndaj Serbisë, kapiteni i Kombëtares zvierane, Granit Xhaka, ishte një temë e vazhdueshme në media. Pas largimit të Zvicrës nga kampionati, artikujt e disa gazetave u bënë gjithnjë e më agresive”, shkruan Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës në një reagim.

“Sulmet personale kundër bartësit të jashtëzakonshëm të lojës, më në fund çuan në një fushatë mobingu.

Pas një bisede telefonike, Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) na njoftoi se SFV mbështet Granit Xhakën, rolin e tij si kapiten dhe gjithë ekipin. Sipas SFV-së, sulmet personale të disa mediave nuk janë aspak në rregull. Më tej u informuam se SFV është përpjekur dhe vazhdon përpjekjet në disa raste për të mbrojtur Kapitenin nga kjo.

Disa media pa dyshim që nuk ngopen me këtë gjuhë urrejtjeje ndaj kapitenit. Kjo fushatë bullizmi duhet të ndalet”, thuhet në fund të reagimit të Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës.