Shëndetësi

Kryhen dy rastet e para me laparaskop në kirurgjinë pediatrike

Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike u realizuan dy intervenimet e para me kirurgji minimale invazive, me laparaksop.

Rasti i parë ka qenë një 13-vjeçar, i cili ishte i diagnostikuar si varicocele e testitit (zgjerim i venave të testitit) të anës së majtë, përcjell albinfo.ch.

Intervenimi u krye me sukses dhe pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë, pas vetëm një ditë qëndrimi në spital.

Rasti i dytë, një pacient i moshës 10 vjeç, i diagnostikuar si cholelithiasis (gurë në fshikëzën e tëmthit).

Pacienti është liruar pas dy ditë qëndrimi në spital, në gjendje të mirë shëndetësore.

Kjo metodë e operimeve ka shumë përparësi në raport me operacionet kirurgjike klasike, sepse është me invazion minimal.

Pacientët e operuar, pas operacionit e marrin veten shumë më shpejt, u kthehen aktiviteteve normale të jetës, kurse ulet shkalla e invaliditetit dhe kostoja e hospitalizimit.

Stafi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike, përfshirë kirurgët pediatrikë, anesteziologët dhe stafin e mesëm shëndetësor do të vazhdojnë të kryejnë operacione me metoda të tilla minimale invazive.