Futboll

Kryeziu drejt FC Zürich, mungonte në festën e Luzernit

Në kohën kur Luzerni festonte vendin e tretë në ligën superiore zvicerane, kishte një mungesë: Hekuran Kryeziu, shkruan blick.ch.

Kjo ndodhi gjatë fitores kundër St.Gallen (3:2), ku festonin sëbashku tifozët dhe lojtarët e FCL.
Sipas informatave të para nga klubi, 25 vjeçari shqiptar mungoi në festë për shkak të lëndimit, megjithatë kjo s’ishte e vërtetë. Kryeziua ka problem me zgjatjen e kontratës me FCL, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga përfundimi i ligës. Gjasa që Kryeziu të largohet nga FCL janë të mëdha, por poashtu mund të mbetet pjesë e Super League. Pritet një transferim i tij në FC Zürich ku me Adrian Winter do përbënin një dyshe të mirë.