Lajme
Kryetarja e Kroacisë, për vizitë zyrtare në Zvicër
Zgjerimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë edhe në raport me Kroacinë ka qenë temë e bisedimeve Maurer-Grabar Kitanovic
Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ndodhet për një vizitë zyrtare në Zvicër. Gjatë bisedimeve të zhvilluara sot me kryetarin e Kofederatës së Zvicrës, Ueli Maurer, u bë fjalë veç tjerash për marrëdhëniet e Zvicrës me Bashkimin Evropian, shkruan sda.ch.
Të dy homologët kanë konstatuar ekzistimin e “marrëdhënieve të ngushta e dinamike në mes të dy vendeve”.
Po ashtu zgjerimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë që ka Zvicra me BE-në, edhe në raport me Kroacinë, ka qenë temë e bisedimeve, bëhet e ditur në një komunikatë për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës.
Rëndësinë e marrëdhënive në mes të Kroacisë dhe Zvicrës e tregon veç tjerash edhe fakti se në Zvicër jetojnë rreth 30 mijë shtetas të Kroacisë, transmeton albinfo.ch. Po ashtu këto marrëdhënie fitojnë në peshë për faktin se rreth 300 mijë zviceranë në vit vizitojnë Kroacinë, si njërin ndër destinacionet e rëndësishme turistike të zviceranëve, kryesisht falë bregdetit të saj.
Sa u përket temave të politikës ndërkombëtare, në takim u bë fjalë për gjendjen aktuale në Ballkanin Perëndimor. Presidentja Grabar-Kitarovic ka vënë theksin në iniciativën “e tre deteve”, në të cilën Kroacia është bashkinicuese.
Iniciativa synon lidhjen në mes të 12 shteteve të Evropës Qendrore mes Adriatikut, Detit të Zi dhe Detit të Veriut, përcjell albinfo.ch. Kjo lidhje nënkupton bashkëpunim më të ngushtë në ekonomi, energji, transport dhe komunikacion.
Në përmbyllje të vizitës së saj zyrtare, kryetarja kroate ka në agjendën e saj edhe takimin me kryetaren e Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, Marina Carobbio Guscetti.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë