Maqedonia
Kryetari i Komunës së Kumanovës, i infektuar me virusin korona
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, është infektuar me Covid-19.
“Të nderuar qytetarë, të dashur miq, tani i mora rezultatet më të reja për personat e infektuar në Kumanovë. Nga 40 bashkëqytetarë të mi ndodhem edhe unë. Ju inkurajoj bashkërisht dhe me disiplinë të vazhdojmë në luftë kundër kësaj të keqe, e di se do të fitojmë, jam i bindur në këtë”, shkroi Dimitrevski në rrjetin social ‘Facebook’, përcjell albinfo.ch.
Ai u bëri apel qytetarëve të respektojnë masat dhe të shmangin kontaktet dhe se nuk ka nevojë për panik.
Ndryshe, Kumanova pas Shkupit është ndër qytetet me më së shumti të infektuar me coronavirus. Vetëm dje kishte 27 raste dhe aktualisht ka 262 raste, pa rastet e sotme.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












