Lajme

Një delegacion nga Tetova, në Danimarkë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, po qëndron në Danimarkë, atje ku me bashkatdhetarët shqiptarë po feston 28 Nëntorin.

Gjatë këtij qëndrimi ai bashkë me një delegacion të Komunës së Tetovës vizituan shkollën Tinbjerg, ku për 30 vjet ruhet dhe mësohet gjuha shqipe. Kasami shpërndau libra për nxënësit shqiptarë.

Mësuesi Sabri Ibishi në Kopenhagë tha se nxënësit më së shumti janë nga qyteti i Tetovës me rrethinë, ndërsa ata me përplot krenari po e mësonin dhe po e ruajnë gjuhën e të parëve tanë.

Ditëve në vazhdim janë paraparë edhe aktivitete të tjera në Danimarikë për nder të festës së 28 Nëntorit, të cilët organizohen nga Komuna e Tetovës.