Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
TË FALA NGA PRISHTINA! Kinemaja kosovare në Berlin Edicioni i parë i City Film Days do të mbahet më 19-20 tetor 2024, në kinemanë...
-
Donika Hoxha, konkurrente e fortë në “Deutschland sucht den Superstar”
-
Derbaci shënon dy gola për Zvicrën U19
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Gjenevës zgjedh Komitetin e ri
-
Latifi takon Kryetarin e Këshillit Nacional zviceran
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fushata që macet të kenë mikroçip Të gjitha macet duhet të jenë me mikroçip. Ky është qëllimi i një fushate të re...
-
“Ne paguajmë taksat tona”: Të huajt në Zvicër të shqetësuar nga rritja e armiqësisë
-
Zvicër: Kërkohet të vaksinoheni kundër gripit dhe Covid 19
-
Annecy me rregulla më të ashpra për ndotjen e veturave
-
Ide për rivizatim politik të Zvicrës