Uncategorized

Kryetari i Nju-Jorkut heq dorë nga gara për president të SHBA-së

Kryetari i Nju-Jorkut, Bill de Blasio, ka njoftuar se do të largohet nga gara për president të Shteteve të Bashkuara.

“Mendoj se kam kontribuuar aq sa mundem në rrethin e parë të zgjedhjeve dhe shihet se kjo nuk është koha ime”, ka thënë ai gjatë një interviste për MSNBC, përcjell albinfo.ch.

“Kështu që unë do t’i jap fund fushatës sime presidenciale, do të vazhdoj punën si kryetar i Nju-Jorkut dhe do të vazhdoj të ngris zërin për njerëzit e mi”, ka thënë ai.

De Blasio, 58-vjeçar, ka nisur fushatën e tij për president në maj të këtij viti.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA mbahen në nëntor të vitit të ardhshëm.