Integrimi
Kryetari i Ferizajt takohet me krerët e komunës Carouge të Gjenevës
Kryetarja De Haller dhe kolegët e saj e kanë mirëpritur me kënaqësi ftesën e bërë nga mysafirët nga Kosova për ta vizituar Ferizajn
Kryetari i komunës se Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga drejtoresha për urbanizëm, Qazime Vata, drejtori për shëndetësi dhe çështje sociale, Bashkim Hyseni janë pritur të enjten nga krerët e komunës Carouge të Gjenevës. Delegacioni nga Ferizajt është pritur nga kryetarja e komunës Carouge, Jeanine de Haller, dhe zyrtarë tjerë të qeverise komunale Nicolas Walder, Stephanie Lamar dhe me sekretarin e përgjithshëm, Manuel Schule.
Dy kryetarët kanë biseduar për bashkëpunimin komunal në ndërkohë që kryetarja De Haller dhe kolegët e saj e kanë mirëpritur me kënaqësi ftesën e bërë nga mysafirët nga Kosova për ta vizituar Ferizajn. Delegacioni nga Ferizajt ka vizituar shërbimin urban, policinë, zjarrfikësit dhe mbrojtjen civile të qytetit Carouge. Vizita e delegacionit të Ferizajt është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Bernë, ndërsa në të gjitha këto takime delegacioni nga Ferizaj ka qenë i shoqëruar nga ambasadori kosovar, Naim Malaj dhe sekretari i parë i ambasadës, Rexhep Bajraktari.
Te premten, më 12 prill, në ora 18, delegacioni nga Ferizaj do të zhvillojë një takim me bashkatdhetarët në Gjenevë, bëhet e ditur në një njoftim të Ambasadës së Kosovës në Bernë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












