Kosova

Kryetari i Ferizajt fton diasporën për investime

Kryetari i Komunës së Ferizajt, përmes një postimi të bërë në rrjete sociale ka treguar se ka mbajtur takime me drejtues e përfaqësues të dhjetëra bizneseve nga mërgata.

Ndër të tjera ai ka treguar se në këtë takim u ka thënë investitorëve nga diaspora që të fillojnë investimet në Ferizaj, sepse si komunë ka gati gjithë infrastrukturën dhe kushtet e nevojshme.

“Momente të këndshme në këtë prag feste, nën organizimin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, ndamë sot me drejtues e përfaqësues të dhjetëra bizneseve nga mërgata, në bashkëbisedimin e përzemërt për mundësitë, potencialin që ofron Ferizaj për investime, ku institucioni i Komunës ka gati gjithë infrastrukturën e nevojshme për të mirëpritur investimet nga mërgata”, thuhet në postim.