Futboll
Kryetari i Federatës Zvicerane të Futbollit mbron Xhakën dhe të tjerët: Prindërit e tyre ishin viktima të luftës
Blanc: "Çdo gjë që bën apo nuk bën kapiteni ynë, ekzagjerohet jashtëzakonisht shumë në media. Është e vështirë të kuptohet se çfarë ndodh në mendjen e lojtarëve tanë me rrënjë kosovare, prindërit e të cilëve ishin viktima të luftës"
Kryetari i Federatës së Futbollit të Zvicrës (SFV), Dominique Blanc, thotë se e kupton reagimin e Granit Xhakës (me fanellën e Jasharit) dhe e ka parasysh sfondin e diskriminimit që kanë pësuar shqiptarët nga Serbia, transmeton albinfo.ch.
Festimi i Granit Xhakës me fanellën, ku ishte shkruar emri i bashkëlojtarit të tij, Jashari, kishte ndezur diskutime pas ndeshjes së Zvicrës kundër Serbisë, sepse, sipas pyetjes së bërë nga gazetari i Blick-ut, mund të interpretohet si një gjest politik.
Blanc ka këtë përgjigje: “Para së gjithash duhet thënë këtë: çdo gjë që bën apo nuk bën kapiteni ynë, ekzagjerohet jashtëzakonisht shumë në media. Është e vështirë të kuptohet se çfarë ndodh në mendjen e lojtarëve tanë me rrënjë kosovare, prindërit e të cilëve ishin viktima të luftës”, transmeton albinfo.ch. Por ju duhet ta kuptoni këtë. Edhe pse ne bëmë gjithçka në prag të lojës së Serbisë për t’u siguruar se bëhej fjalë vetëm për futboll, kishte një tension të madh. Granit Xhaka shpjegoi gjestin e tij pas ndeshjes, çfarëdo që do t`i shtohej kësaj, do të ishte e panevojshme”.
Edhe zëra nga diaspora shqiptare e Kosovës në Zvicër thanë se ky ishte qartë një gjest politik…, vazhdon pyetja e gazetarit.
“Shikoni, ne kemi 186 kombësi në SFV. Ne kemi vlera që janë shumë të rëndësishme për ne. Por nëse fillojmë të komentojmë gjeste që mund të kenë qëllim politik, atëherë kësaj nuk do t`i shihej fundi. FIFA nisi një hetim, por nuk e pa të gjithë këtë si gjest politik dhe prandaj nuk na ndëshkoi ne dhe Granitin.
Ndërsa pyetjes nëse do të ketë ngarkesë plitike loja e pritshme e Zvicrës kundër Kosovës, Blanc i përgjigjet:
“Për mua, ndeshjet kundër Kosovës janë duele mes miqsh. Ne kemi një komunitet të madh kosovar në vendin tonë. Është integruar shumë mirë dhe kemi disa lojtarë të kombëtares me rrënjë kosovare, përcjell albinfo.ch. Ne kemi marrëdhënie të mira dhe të ngushta me Kosovën në të gjitha nivelet. Kjo është arsyeja pse dy ndeshjet janë gjithashtu një festë për mua, pavarësisht rëndësisë së tyre sportive”.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë