Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Danimarkë: Mërgimtarët shqiptarë festojnë 28 Nëntorin Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, po qëndron në Danimarkë për të festuar festat e...
-
Afërdita e bën hit botëror fabrikën e qelqit ku punon si shefe personeli
-
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i mahnitur nga arritjet e mërgatës shqiptare në Zvicër
-
Ansambli “Vatra” kremton Festën e Flamurit Kombëtar
-
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë uron 28 Nëntorin
Jeta në Zvicër
-
Sa leje pune do të japë Zvicra në vitin 2025? Si çdo vit, autoritetet zvicerane atribuojnë një numër të caktuar lejesh pune, të njohura si ‘kuota’...
-
Si mund të merrni një kartë më të lirë të udhëtimit me tren në Zvicër tani
-
Transplantet zvicerane të organeve arritën nivelin rekord në vitin 2023
-
Cyrihu do të testojë shërbimin e automatizuar të transportit publik
-
Inteligjenca artificiale është pjesë e jetës së përditshme për të rinjtë zviceranë