Tematike
Kryetarët flasin për rezultatet e partive të tyre në zgjedhjet parlamentare
Ata debatojnë për arritjet dhe dështimet e tyre në zgjedhjet për Parlamentin e Zvicrës, që u mbajtën sot
Pas publikimit të projeksionit të dytë të rezultatave paraprake të zgjedhjeve të sotme, kryetarët e partive parlamentare kanë bërë vlerësimin e rezultateve në fjalë, në panelin e realizuar nga SRF (transmetuesi publik i Zvicrës).
Kryetari i FDP-së, Thierry Burkart, nuk është vërtet i kënaqur. Sipas parashikimeve, partia Qendra (Die Mitte) do të kapërcejë FDP-në dhe ta shtyjë atë në vendin e katërt në mesin e partive në Parlament, transmeton albinfo.ch. Vetëm një vit më parë, FDP kishte deklaruar synimin e saj zgjedhor për të kapërcyer PS-në dhe për t’u bërë forca e dytë në vend.
Burkart pranon se FDP është larg këtij synimi. Ai thotë se SVP-ja ka përfituar nga fakti që ka trajtuar kryesisht temën e migrimin gjatë fushatës zgjedhore. Duke vepruar kështu, SVP ka “marrë” vota nga FDP.
Ndërsa kryetari i Qendrës, Gerhard Pfister, thotë se qëllimi zgjedhor ndoshta po arrihet dhe në këtë kuptim, ai është i kënaqur. Megjithatë, duhet të presim ende raundin e dytë të zgjedhjeve për Dhomën e Kantoneve (Senatin), ka thënë ai.
Sipas të gjitha parashikimeve, fituesi i madh i zgjedhjeve është SVP. Kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Thomas Aeschi, ia atribuon këtë, ndër të tjera, situatës së tensionuar të sigurisë në botë. “Në kohë si këto, popullsia dëshiron një kthim në neutralitetin tradicional”.
Sipas Aeschi, performanca e mirë e SVP-së do të thotë gjithashtu se popullsia dëshiron një ndryshim në drejtim në politikën e imigracionit.
PS gjithashtu mund të fitojë një mandat më shumë. Bashkëkryetarja e partisë, Mattea Meyer, ende flet për ndjenja të përziera. Fitimi i votava nga PS kompensohet nga kërcënimi i një rrëshqitjeje djathtas. Kjo e shqetëson atë, thotë Meyer. Ajo shpreh keqardhje edhe për humbjen e pësuar nga të Gjelbrit, që janë pjesë e të majtës në Parlament, e cila ka pësuar një goditje të rëndë.
Sipas parashikimeve të përmendura, të Gjelbrit do të humbasin ndjeshëm. Është e kuptueshme se kryetari i Partisë së Gjelbër, Balthasar Glättli, është i tronditur, përcjell albinfo.ch. Rezultati është një lajm i keq për mbrojtjen e klimës, për barazinë dhe për marrëdhëniet me BE-në, është shprehur Glättli.
Fakti që “forcave të së djathtës ekstreme” iu dha aq shumë fuqi shtesë në një kohë kur mbrojtja e klimës është një çështje “Të jesh a të mos jesh” e bën atë “më shumë sesa thjesht të brengosur”.
Liberalët e Gjelbër do të duhet gjithashtu të pranojnë humbjen. Kryetari i saj, Jürg Grossen, thotë se GLP e dinte se do të kishim zgjedhje të vështira të dielën. Por është ende herët për një gjykim përfundimtar.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve