Feja
Kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër uron fillimin e muajit të Ramazanit
Burimi hyjnor i Islamit është Kurani që mbështet konceptet e moralit, dashurisë e mëshirës, përkushtimit, sakrificës, tolerancës dhe paqes
Të nderuar besimtarë!
Vëllezër dhe Motra, dita e parë e Ramazanit është me 16.05.2018 ditë e mërkurë.
Pasi që jemi në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, ndaj kam kënaqësinë dhe privilegjin që në emër të Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër dhe në emrin tim t’ju drejtohem me urimet dhe përgëzimet më të mira duke ju dëshiruar shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë të muajit të Ramazanit.
Duke ditur se islami është udhëzim hyjnorë i cili e shoqëron njeriun nëpër të gjitha fazat e jetës së tij, pa marrë parasysh vendin dhe kohën, njeriut i ofron mundësi reale të rregullimit të jetës duke e shoqëruar atë me kryerjen e obligimeve që dalin nga Kurani Famëlartë.
Nisur nga ky parim agjërimi i muajit të Ramazanit e pajis besimtarin edhe më shumë me ndjenjën e dashurisë, respektit, vetëdijes, urtësisë, solidaritetit, zemërgjerësisë, devotshmërisë, dhe moral e edukatë të fortë në raport me Krijuesin.
Muaji ku na bashkojnë edhe më tepër, ibadetet e namazet, syfyri e iftari, zeqati e sadakaja, solidariteti e bamirësia, mirëkuptimi e përkujdesja ndaj atyre që kanë nevojë, thërret që të jemi edhe më afër Zotit, më tolerant, më dorëlirë, më të afërt me familjen, farefisin e shoqërinë. Zaten ky është edhe mesazhi i Ramazanit.
Muhamedi a.s. thotë:
“Kush agjëron Ramazanin me besim dhe vetë llogaritje të sinqertë do t’i falën tërë çka ka gabuar më parë”.
Të nderuar vëllezër dhe motra!
Agjërimi i muajit të Ramazanit thërret për një mobilizim edhe më të madh shpirtëror, duke shtuar në ibadet dhe bërjen e veprave të mira ngase është muaji i Kuranit dhe rahmeti i Zotit është edhe më i madh gjatë këtij muaji.
Synimi i Ramazanit është edhe pastrim i shpirtrave nga urrejtja, xhelozia, egoizmi, pangopësia, dhe të gjitha veprat e liga. Agjërimi besimtarët i ngrit në shkallë të lartë të devotshmërisë duke i udhëzuar në vepra të mira, solidaritet mes njerëzve, respekt ndaj njëri-tjetrit, duke e forcuar bindjen se vlera e njeriut si krijesë është e njëjtë pavarësisht pozitën, vendin, ngjyrën, që ka. Ndaj Islami keqtrajtimin e një shpirti të vetëm e konsideron keqtrajtim të njerëzimit, sikur që shpëtimin e një njeriu e konsideron shpëtim të mbarë njerëzimit.
Të nderuar vëllezër dhe motra!
Burimi hyjnor i Islamit është Kurani që mbështet konceptet e moralit, dashurisë e mëshirës, përkushtimit, sakrificës, tolerancës dhe paqes. Një mysliman që i zbaton siç duhet këto parime në jetën e tij, është njeri i sjellshëm, modest, i drejtë i besueshëm dhe me të cilin është e lehtë të krijohen marrëdhënie të mira. Ai përhap dashuri, respekt, harmoni dhe kënaqësi te të gjithë ata që jetojnë pranë tij.
All-llahu xh.sh. porosit!
….“Bashkëpunoni me njëri – tjetrin në bamirësi e mëshirë dhe jo në gjynahe e armiqësi….! (Kuran: 5:2).
Le të jetë ky muaj i Ramazanit stimulim për zemrat e shpirtat tanë, për përkushtimin dhe forcimin e besimit drejt shkallëve të larta të devotshmërisë, të tillë janë ata që i qëndrojnë me përkushtim Islamit, që i druhen Allahut, që tregojnë respekt të madh për vlerat shpirtërore, dhe që janë të mbushur me zell e dashuri për të kontribuar për fe e atdhe, se vetëm kështu e kemi kuptuar rendësinë e këtij besimi dhe përkushtimi edhe më të madh ndaj Allahut dhe urdhrave që dalin nga Kurani dhe porosit e Muhamedit a.s.
Nëpërmjet këtij urimi thërras që le të na shërbej muaji i Ramazanit rast më i mirë për të zgjatur duart tona, kah skamnorët, jetimët, të gjithë atyre që kanë humbur shpresën për një jetë më të mirë. Të forcojmë vlerat e Ramazanit për të qenë të lumtur dhe për ti bërë të tjerët të lumtur. Ndaj lypset nga ne të gjithë që me punën tonë të krijojmë kushte sa më të mira për një jetë më të dinjitetshme, për të gjithë ata që jetojnë dhe e duan këtë vend ku i madhi Zotë na ka krijuar.
Edhe njëherë si Kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër, më lejoni t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta për muajin e Ramazanit, duke e lutur Allahun që të na i pranoi agjërimin, namazin, sadakan dhe adhurimet tona.
Amin!
Me respekt : Fehim Abazi.
Kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor