Kosova

Kryesia nesër vendos për seancën e jashtëzakonshme për dialogun

Kërkesa e opozitës për seancë të jashtzakonshmë pritet të diskutohet nga Kryesia e Kuvendit  ku nesër pritet të vendoset nëse do të thirret seanca e jashtëzakonshme për dialogun a po jo.

Në mesin e shumë pikave që pritet që kryesia të diskutoj për kërkesën e 42 deputetëve që kanë kërkuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Opozita po vazhdon ta kundërshtojë idenë e Presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve dhe po tenton që përmes kësaj rezolute ti’a ndalojë atij të diskutoj për këtë çështje në fazën finale të dialogut.

Mos thirrja e seancës nga pushteti për këtë çështje ka bërë që LDK-ja dhe VV-ja ta bojkotojnë punën e Kuvendit tash e disa muaj.