Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Më 26 dhjetor përfundon regjistrimi për të votuar nga diaspora Deri më 26 dhjetor mërgata ka kohë të regjistrohet si votues jashtë vendit për të votuar...
-
Bernë: Promovohen librat, “Të fluturosh atje ku nuk ishe” dhe “Hanna”
-
Suksesi i stomatologëve mban “vulën” e Denta Tech dhe Agron Ajrulait
-
Kurti takon bashkatdhetarët në Slloveni, i fton të regjistrohen për të votuar më 9 shkurt
-
Në konsullatën e Kosovës në Cyrih, promovohen veprat e Dr. Xhavit Lipajt
Jeta në Zvicër
-
Studim: 85% e moshave 50 deri 65 vjeç nuk mund të përballojnë shpenzimet e hipotekës së shtëpisë Sipas një studimi, 85 për qind e pronarëve të shtëpive 50 deri në 65 vjeç kanë...
-
Zvicër: Nëse sirianët detyrohen të largohen nga Zvicra, ekonomia mund të vuajë
-
Gjeneva synon të rrisë kapacitetin e sistemit të transportit publik ndërkufitar
-
Farmacitë zvicerane përballen me derregullimin e tregut dhe konkurrencën në internet
-
Pesë ngjarjet kryesore në Zvicër për këtë javë