Zhvillim
Kryeqytet, pa tualet publik
Prishtina është ndoshta i vetmi kryeqytet në gjithë Ballkanin që nuk i plotëson kushtet higjenike të të qenit “metropol”. Prishtinës i mungon infrastruktura elementare, nga trafiku deri te “tualetet”
Zymer Hasanaj nga Suhareka, të hënën kishte ardhur në kryeqytet për t’i rregulluar disa dokument për nipin e tij. Ai thotë se sa herë që vjen në Prishtinë, “e kapë një siklet”, pasi që si i moshuar që është, e madje ka probleme edhe me protestën, nuk ka ku të bëjë banjë në gjithë qytetin.
“Po kjo more burrë, vjen njeriu prej anës e anës, e për ta kryer një nevojë fiziologjike detyrohet të fytet nëpër hotele e restorante, pa sa dëshirë e as nevojë. Edhe këta të institucioneve… këta të vulave apostile … nuk të lënë me hyrë brenda… Jemi në hall”!, deklaroi Hasanaj për Albinfo.ch.
Kryeqyteti i Kosovës është ndoshta i vetmi në gjithë Ballkanin që nuk i plotëson kushtet soaciale e higjenike të të qenit “metropol”. Edhe pse synimi i lidershipit ka qenë që Prishtina të bëhet një qendër e rëndësishme rajonale, asaj i mungon infrastruktura elementare, nga trafiku (tramvaj) deri te banjot publike “tualetet”.
Problemin më të madh qytetarët që vijnë në vendet tjera të Kosovës, e kanë me tualetet publike WC-të, të cilat është vështirë t’i gjesh në kryeqytet, kryesisht në qendër të qytetit. Qytetarët si rëndomtë, ose gjatë shëtitjes nëpër shesh, pse për punë private, duhet të hyjnë në ndonjë kafene, që ta pinë detyrueshëm një makiato, vetëm që ta shfrytëzojnë edhe tualetin.
WC të tjera nuk ka askund nëpër qendër. Kjo konsiderohet si dështim i administratës 15 vjeçare, por edhe i ish administratës së dhunshme. “Për shembull më mirë është në Prizren, ku ka disa tualete publike dhe të cilët i mirëmban mirë nga komuna”, deklaroi Hasanaj i Suharekës.
Sipas qytetarëve të intervistuar nga “albinfo.ch”, në Prishtinë ka tualet në tri katër vende.
“Një është tek nënkalimi në lagjen Pejton, një tek Pallati i Rinisë (i destinuar për punëtorët e pallatit) dhe tjetri të stacioni i Autobusëve, që është e natyrshme të ketë banjë nëpër vende ku qarkullojnë njerëzit”, deklaroi Zeqir Gashi, banor i vjetër i Prishtinës.
“Në Prishtinë, nuk është se nuk eksiton kultura e banjove publike. Këtu ekziston hamami i ndërtuar nga Perandoria Osmane, që është shfrytëzuar edhe si banjo edhe si tualet për kalimtarët. Pra së fundmi janë hekë WC-të publike, sepse dikur kanë ekzistuar”, deklaroi Gashi.
Arben Veseli, qytetar i Prishtinës, thotë se mungesa e banjave (tualeteve) publike në kryeqytet – në fakt e bënë Prishtinën si një vend pa kulturë dhe të prapambetur.
“Besoj se as në qytetet e Afganistanit nuk do të mund të gjeni një hapësirë të urbanizuar që s’ka tualete publike. Ne si qytetarë, kemi pasur besim te qeveria e Shend Ahmetit, por edhe ai po dëshmon se nuk paska marrë asgjë nga shkollimi jashtë. Sipas Veselit, mungesa e tualeteve publike e bënë Prishtinën jo vetëm një qytet të papastër, por edhe “jomikpritës” një qytet që refuzon dhe që të lë shije të keqe”, deklaroi ai.
Miranda Mullafazliu Bejta është zyrtare për media në Kabinetin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ajo tha se ne buxhetin komunal të vitit 2015 nuk është ndarë ndonjë shumë e veçante për projektin e WC-ve publike në kryeqytet.
“Megjithatë komuna është duke shqyrtuar lokacionet e përshtatshme, që në të ardhmen mund të shfrytëzohen për ndërtimin e tualeteve publike në Prishtinë”, tha ajo.
Ndryshe, ish qeverisja e kaluar e Prishtinës që është drejtuarnga kryeministri aktual, Isa Mustafa, ka pasur një projekt për ndërtimin e një WC-e publike në sheshin “Zahir Pajaziti”, në periudhën kur po ndërtohej sheshi “Nënë Tereza”. Mirëpo kjo çështje u politizua, ndërsa përveç një peticioni të banorëve të lagjes, kundër komunës ishte deklaruar edhe Ministra e Ambientit.
Gjithashtu edhe një projekt tjetër që një tualet publik të ndërtohet afër qeverisë, po ashtu ishte kundërshtuar edhe nga partitë e atëhershme politike që ishin në opozitë, por edhe nga banorët.
Pavarësisht kësaj, Prishtina vazhdon të mbetet pa tualet publik, dhe qytetarët në nevojë, duhet të “shtrëngohet” pas ndonjë kontejneri ose eventualisht në parkun e qytetit.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?