Kosova
Kryeprokurori Lumezi, i pakënaqur me punën e prokurorëve
Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe ajo në Mitrovicë kanë më së shumti punë me lëndë të veprave penale karakteristike si korrupsioni, krimi i organizuar, krimet ekonomike etj.
Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, nuk është i kënaqur me punë e bërë në prokuroritë themelore. Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial, Lumezi ka deklaruar se ka pasur pak rezultate.
Ai megjithatë lavdëroi punën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës që sipas tij, në vitin 2016 kanë pranuar 150 lëndë të reja që kanë pasur të bëjnë me luftën kundër korrupsionit ndërsa kanë arritur t`i kryejnë 207 sosh. Por ka kërkuar më shumë punë pasi tha se rreth 900 lëndë për veprat penale karakteristike janë ende të pazgjidhura.
Në raportin e KPK-së u tha se Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe ajo në Mitrovicë kanë më së shumti punë me lëndë të veprave penale karakteristike si korrupsioni, krimi i organizuar, krimet ekonomike etj.
Prokurorja, Ikramije Bojagjiu, ka thënë se sa i përket zgjidhjes së lëndëve që kanë të bëjnë me luftimin e korrupsionit ka ndikuar shtimi i numrit të prokurorëve.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih