Kosova

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, për vizitë zyrtare në Zvicër

Vizita e cila ka filluar sot, më 14 qershor, do të zgjasë deri më 18 qershor. Takimet do të zhvillohen në Cyrih, Bernë dhe në Bazel

Sot, Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, së bashku me ekipin e tij ka filluar vizitën zyrtare në Zvicër. Gjatë qëndrimit në Zvicër ai do të ketë takime në institucione të ndryshme të këtij vendi, merr vesh albinfo.ch nga burimet e saj në Kosovë.

Qëllimi i kësaj vizite është që të shihet për së afërmi puna me institucionet me të cilat kryeprokuroria tashmë ka bashkëpunim dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në mes të institucionit të Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës dhe institucioneve përkatëse zvicerane.

Vizita, e cila ka filluar sot, më 14 qershor, do të zgjasë deri më 18 qershor. Takimet do të zhvillohen në Cyrih, Bernë dhe në Bazel.