Lajme
Kryemjeku i Zvicrës: Mund të vendosen kufizime vetëm për të pavaksinuarit
Ndërkohë, futja e vaksinimit me detyrim nuk mund të ketë shumë përkrahje. Në Zvicër zbatohet parimi që vaksinimi duhet të jetë një vendim individual
Lukas Engelberger, kryetar i Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Shëndetësisë, nuk përjashton futjen mbarëkombëtare të rregullave 2G si një masë për të luftuar koronavirusin, transmeton albinfo.ch. Këshilli Federal , me vendimin e tij të marrë të premten, tashmë ka shtruar rrugën në këtë drejtim.
Por nëse nuk mund ta merret dinamika nën kontroll, miratimet vetëm për personat e vaksinuar dhe të shëruar (2G) në hapësirat publike nuk do të mjaftonin, është shprehur Engelberger për “SonntagsBlick”. Atëherë nevojitet zgjerimi i detyrimit për maskë dhe kufizimi i mëtejmë i kapaciteteve.
Se Këshilli Federal do të marrë në konsideratë masat vetëm për personat e pavaksinuar, nëse masat e reja kundër Koronës nuk tregojnë efekt, ka deklaruar dje edhe Presidenti Federal Guy Parmelin në Radio SRF. Sipas Parmelin, futja e rregullit 2G është po ashtu e mundshme
Ndërkohë, futja e vaksinimit me detyrim nuk mund të ketë shumë përkrahje. Në Zvicër zbatohet parimi që vaksinimi duhet të jetë një vendim individual, tha Christoph Berger, President i Komisionit Federal për Çështjet e Vaksinimit, “NZZ am Sonntag”. Një vaksinim i përgjithshëm i detyrueshëm do ta shkelte këtë parim.
Engelberger, nga ana e tij, tha se nuk besonte se bërja e detyrueshme do të rriste ndjeshëm shkallën e vaksinimit. Përkundrazi, do të krijonte një sfond të madh kërcënues.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën