Lajme
Kryeministrja e Danimarkës sulmohet në rrugë
Kryeministrja daneze u sulmua të premten në mbrëmje në Kopenhagë, tha zyra e saj.
Mette Frederiksen u rrah nga një burrë në sheshin publik Kultorvet në qendër të kryeqytetit danez, raportuan mediat lokale.
Zyra e kryeministres tha se ajo mbeti “e tronditur” pas sulmit. Ishte e paqartë nëse ajo ishte plagosur.
Policia daneze arrestoi një të dyshuar dhe konfirmoi incidentin për Jyllands-Posten, pwr gazetën lokale, por nuk bëri asnjë koment të mëtejshëm.
Zonja Frederiksen kohët e fundit ka bërë fushatë me partinë e saj përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të dielën.
Zgjedhjet janë dominuar nga një rritje e së djathtës së fortë.
Evika Siliņa, kryeministrja e Letonisë, shkroi në X dikur Twitter, për të shprehur tronditjen e saj.
Magnus Heunicke, ministri i mjedisit, dërgoi mbështetjen e tij, duke e quajtur sulmin “të shëmtuar dhe të papranueshëm”.
“Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen u sulmua dhe u rrah sot nga një burrë në Kultorvet në Kopenhagë,” tha ai.
“Mette është natyrshëm e tronditur nga sulmi. Duhet të them që na trondit të gjithëve që jemi pranë saj. Diçka e tillë nuk duhet të ndodhë në vendin tonë të bukur, të sigurt dhe të lirë. Të gjithë kemi përgjegjësi të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe për vlerat mbi të cilat është ndërtuar vendi ynë. Policia ka arrestuar një person për sulmin”, tha ai./The Telegraph
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Ka shkatërruar Ferrarin, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane