Bota
Kryeministri slloven jep dorëheqje
Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, ka dhënë dorëheqje, pasi Gjykata e Lartë hodhi poshtë referendumin e vitit të kaluar për një projekt të rëndësishëm hekurudhor dhe urdhëroi votim të ri. Cerar tha se dorëheqjen ia ka dërguar Parlamentit, përcjell albinfo.ch.
Cerar do të informojë sot edhe presidentin e vendit, Borut Pahor për këtë vendim.
Të mërkurën, Gjykata e Lartë e Sllovenisë ka konstatuar se mbështetja e qeverisë për projektin, gjatë fushatës për referendum, ka qenë e njëanshme dhe mund të ketë ndikuar në rezultatin e votimit.
Referendumi i mbajtur shtatorin e kaluar ka mbështetur planin e qeverisë për të ndërtuar 27 kilometra shtesë të hekurudhës nga porti i Koperit deri te një qendër pranë kufirit me Italinë.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih