© 2017 Albinfo.ch
Lajme
Kryeministri Rama u prit me ceremoni zyrtare nga presidentja Leuthard
Për kryeministrin Rama dhe delegacionin që shoqëron atë, është bërë parakalimi solemn i gardës ushtarake të nderit dhe janë interpretuar himnet e të dy shteteve respektive
Sot në orën 10.30 është bërë pritja ceremoniale e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nga presidentja e Konfederatës së Zvicrës Doris Leuthard. Për kryeministrin Rama dhe delegacionin që shoqëron atë, është bërë parakalimi solemn i gardës ushtarake të nderit para vilës qeveritare Manor Lohn, Kehrsatz nüe afërsi të Bernës dhe janë interpretuar himnet e të dy shteteve respektive.
Dy shefat e shteteve ndërkohë janë duke zhvilluar takimet e parapara me protokol ndërsa më vonë do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të tri marrëveshjeve: asaj për mbetjet urbane për qytetin e Beratit; Nënshkrimi i Marrëveshjes për programin e zhvillimit rajonal në Shqipëri dhe i marrëveshjes për nxitjen e projekteve të punësimit.
Rama në këtë vizitë po shoqërohet nga ministrat Olta Xhacka, Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit, Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban, anëtarë të kabinetit dhe dy kryetarë bashkish: ai i Durrësit Vangjush Dako dhe ai i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.
albinfo.ch po përcjell drejtpërdrejtë këtë vizitë dhe do të sjellë ndërkohë edhe informacione më të zgjeruara.
Foto: Sevdail Tahiri
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor