Futboll
Kryeministri Rama u dorëzon pasaportat diplomatike futbollistëve të Kombëtares
Dje, kryeministri Edi Rama u dorëzoi futbollistëve të Kombëtares shqiptare pasaporta diplomatike, përcjell albinfo.ch.
Në eventin “Më të mirët 2023”, Rama ia dorëzoi pasaportat kapitenit të Kombëtares, Elseid Hysaj.
Kryeministri Rama tha se “kur skuadra jonë u kualifikua në evropianin e tetë viteve më parë ne iu dhamë të gjithë sportistëve, trajnerëve, pasaportën diplomatike. Mirëpo nuk u kualifikuan pas 4 vitesh dhe pasaportës diplomatike iu dogj afati. Tani është koha për ta vënë pasaportën në afat. Nga kjo do të përfitojnë ndër lojtarët që e kanë për herë të parë pasaportën diplomatike si ambasadorë të shtetit shqiptar, ambasadorë të denjë për të cilët jemi shumë krenarë”.
“Thirra kapitenin, sepse ishte mosbesues deri në fund që do të merrte pasaportën sot. Normalisht, kujton se jam si të tjerët, kur them fjalën edhe mund mos ta bëj. Tani do e mësojë edhe Hysaj, që atë që unë them, e mbaj”, tha Rama.
Kapiteni Hysaj u shpreh: “Shumë faleminderit! Dua të falënderoj Presidentin për ftesën në këtë mbrëmje, Kryeministrin për mbajtjen e fjalës. Për mua është një emocion i dytë pas kualifikimit në Euro 2024. Është kënaqësi akoma më e bukur me këtë grupin “e lehtë” që na ra këtë herë”.
“Kam besim tek skuadra që do ia dalim mbanë, e ndoshta mund të bëjmë realitet një ëndërr tjetër në Gjermani”, tha Hysaj.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026