Kosova

Kryeministri Kurti nesër viziton Tiranën

Do të takohet me krerët institucionalë të Shqipërisë

Kryeministri Albin Kurti të dielën do të zhvillojë disa takime në Tiranë, përcjell albinfo.ch.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Sipas tij, Kurti të dielën do të zhvillojë një vizitë pune në Tiranë, ku do të takohet me krerët institucionalë.

“Kryeministri Kurti të dielën do të zhvillojë një vizitë pune në Tiranë, ku do të ketë takime me krerë institucionalë”, ka thënë Kryeziu për Reporteri.net.

Ndryshe, kjo vizitë vjen një javë pas marrëveshjes së arritur në Ohër.