Bota
Kryeministri i Shri Lankës nuk ishte informuar për paralajmërimet e sulmeve
Kryeministri i Shri Lankës i ka thënë BBC-së se nuk ka qenë i informuar për paralajmërimet e inteligjencës, përpara sulmeve të 21 prillit, përcjell Albinfo.ch.
Ranil Wickremesinghe tha se informacionet për çdo rrezik potencial nuk janë kaluar tek ai.
Sulmet në disa kisha dhe hotele të Shri Lankës lanë së paku 250 njerëz të vrarë.
Autoritetet pranuan se ato mund të ishin shmangur sikur informacionet e inteligjencës “t’iu ishin dhënë njerëzve të duhur”.
“Ka pasur hendek midis inteligjencës dhe qeverisë. E kemi marrë përgjegjësinë, sepse, sikur informacionet e inteligjencës t’iu jepeshin njerëzve të duhur, sulmet do të mund të shmangeshin ose të minimizoheshin”, tha zëvendësministri i Mbrojtjes i Shri Lankës, Ruwan Wijewardene.
Shefi i policisë dhe një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes dhanë dorëheqje pas sulmeve.
Wickremesinghe tha se nuk jep dorëheqje për faktin se nuk ka qenë i njoftuar me paralajmërimet, shkruan BBC, përcjell Albinfo.ch.
“Sikur të kishim ide dhe nuk do të kishim marrë masa, do të jepja dorëheqje menjëherë”, tha ai.
Autoritetet në Shri Lankë fajësuan grupin islamist lokal National Tawheed Jamath për sulmet.
Vetë përgjegjësinë, ndërkaq, e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.
Sulmet janë kryer nga së paku nëntë sulmues vetëvrasës – në mesin e tyre një grua.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025