Shqipëria
Kryeministri i Shqipërisë do të kryejë edhe detyrat e ministrit të Jashtëm
Kryeministri i Shqipërisë, Rama, njoftoi se do ta kryejë edhe detyrën e ministrit të Jashtëm të vendit. Vendimi i tij vjen pasi javën e shkuar presidenti Ilir Meta refuzoi të emëronte kandidaturën e zotit Gent Cakaj. Një veprim që për qeverinë “është antikushtetues”, sikundër dhe mosshkarkimi i ministrit në detyrë Ditmir Bushati. Për të dy rastet, kryeministri Rama u shpreh sot përmes një postimi në Twitter se do t’i drejtohet Gjykatës së re Kushtetuese.
Aktualisht Gjykata është jashtë funksionit, duke qenë se ka mbetur vetëm me një anëtar, Vitore Tushen, pasi të tjerët, një pjesë kishin dhënë më parë dorëheqjen, ndërsa një pjesë, përfshirë dhe kryetarin Bashkim Dedja, u rrëzua gjatë procesit të rivlerësimit.
Kompletimit të Gjykatës Kushtetuese do t’i duhen disa muaj. Deri atëherë, siç nënvizon në postimin e tij, kryeministri Rama do të jetë “de jure në këtë rol, sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”.
Përveç kërkesës për emërimin e tij, zoti Rama mësohet të ketë dërguar në presidencë dhe kërkesën e re për shkarkimin e zotit Bushati. Në këtë mënyrë duket se kapërcehet ngërçi i krijuar, ndonëse bëhet fjalë për një zgjidhje të përkohshme, shkruan VOA, përcjell albinfo.ch.
Vendimi i zotit Meta shkaktoi një përplasje të fortë mes tij dhe kreut të Qeverisë. Në fundjavë, përmes një postimi në Facebook, zoti Meta u shpreh se “sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”. Sipas presidentit, Partia Socialiste, por dhe vendi, kanë kapacitete dhe diplomatë të sprovuar, të cilët mund të drejtojnë politikën e jashtme të vendit, duke venë në dukje në këtë mënyrë moshën e re dhe mungesën e përvojës së zotit Cakaj.
Kryeministri, nga ana e tij, u përgjigj përmes një postimi në Twitter, duke shkruar se nuk do të merret më me “një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit”, ndërsa shtoi se “Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade”.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra