Shqipëria
Kryeministri i Shqipërisë akuzohet se po nxit vëllavrasjen
Kreu i partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, Lulzim Basha, ka akuzuar kreun e ekzekutivit të Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se ai po nxit vëllavrasjen.
Sipas Bashës, kryeministri Rama po kërkon të nxisë dhunë masive në Shqipëri dhe po kërkon të nxisë luftë mes militantëve të ndryshëm politikë.
“Protestat tona tani janë protesta të mëdha popullore, protesta të njerëzve që nuk pajtohen më me krimin dhe korrupsionin që po shkatërron jetët e njerëzve. Kjo e ka trembur dhe e ka futur në panik Edi Ramën. Prandaj, tani ai ka vendosur të zbatojë një plan të rrezikshëm, për nxitjen e ndarjeve dhe përplasjeve sociale në Shqipëri”, deklaroi ai.
Përplasjet pozitë-opozitë po vazhdojnë, pasi opozita përkrah vendimin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa pozita është kundër vendimit dhe thotë se zgjedhjet do të mbahen me këtë datë.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën