Kosova

Kryeministri i Kosovës, thirrje të ndërpriten krimet e Hamasit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i shqetësuar për krimet e Hamasit ndaj civilëve izraelitë, ndërsa bëri thirrje që aktet e tilla të ndërpriten menjëherë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ai ka shkruar se qëndron me aleatët dhe mbështet të drejtën e Izraelit “për vetëmbrojtje kundër terrorizmit”, ndërsa bëri thirrje të lirohen menjëherë pengjet që janë kapur nga pjesëtarët e Hamasit, shkruan albinfo.ch.

Ndryshe, sipas të dhënave të fundit, të paktën 493 njerëz kanë vdekur dhe 2,651 janë plagosur në Gaza që kur Izraeli filloi të kryejë sulme ajrore në përgjigje të sulmit të papritur të Hamasit.