Kosova
Kryeministri i Kosovës kushtëzon kthimin në dialog me dorëzimin e Radoiçiqit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Serbia dorëzimin e Milan Radoiçiqit, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë, për t’u kthyer në dialog.
Në një intervistë për “Bloomberg”, Kurti ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të ushtrojë më shumë presion mbi Beogradin për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve me marrëveshjen për normalizim.
“Duhej të ndodhte dje. Unë besoj se është e mundur”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Tutje ai ka theksuar se kritikat e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për trajtimin që po i bën komunitetit serb janë të tepërta.
“Ata janë shumë të shqetësuar. Sa herë që ndërmarrim veprime, ka zëra alarmues për përshkallëzimin e mundshëm, por ja ku jemi — Kosova është më e mirë se kurrë më parë”, ka deklaruar ai.
“Përshtypja ime është se pikërisht për shkak se ne jemi të suksesshëm, Beogradi është më nervoz dhe rrjedhimisht më agresiv”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud "Ju informoj se jam zgjedhur këshilltar komunal në grupin e këshilltarëve të Partisë Socialiste", shkruan ai...
-
Presidentja Osmani takoi mërgatën në Francë
-
Vjenë: Shqiptarja tregon historinë e saj frymëzuese
-
Berlin: Shija dhe cilësia e produkteve shqiptare u komentua pozitivisht në Festivalin Mbarëkombëtar të Gastronomisë
-
51 kompani nga Kosova u prezantuan në panairin e gastronomisë shqiptare në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Muriel qëndroi e lënduar për më shumë se një orë Ka kaluar një javë që kur çiklistja e re, Muriel Furrer, vdiq pas një aksidenti në...
-
Studimi në Universitetin e Friburgut: Puna është e keqe për shëndetin tuaj
-
Rritet shkalla e papunësisë në Zvicër
-
Hotelet zvicerane, në rrugën e duhur për të shënuar rekord
-
Gjenevë: Paga minimale do të rritet vitin e ardhshëm