Kosova

Kryeministri i Kosovës kërkon mbështetjen e Holandës për liberalizim të vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton se ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Stef  Blok, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

“Kosova është e interesuar që bashkëpunimi politik dhe ekonomik me Holandën të avancohet dhe ne kemi nevojë edhe në këtë fazë të konsolidimit të vendit për mbështetje politike nga ky vend”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar nga ministri i Jashtëm, Stef  Blok, mbështetjen e tij dhe të shtetit holandez për procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e vendit në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Ndërsa Blok, në takim me kryeministrin Haradinaj ka vënë theksin në marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve.