Kosova
Kryeministri i Kosovës jep detaje për tunelin që pritet të lidhë Prizrenin me Tetovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë vizituar sot Komunën e Prizrenit, ku janë pritur nga kryetari Shaqir Totaj, shkruan albinfo.ch.
Në këtë takim u diskutua për disa çështje, përfshirë dy memorandumet e bashkëpunimit që tashmë i kanë Qeveria e Kosovës me Komunën e Prizrenit, njëra për teleferikun dhe tjetra për rrugët lokale në Zhupë.
Në qendër të diskutimit ishte lidhja e Prizrenit me Tetovën, për çfarë është edhe marrëveshja e nënshkruar me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut qysh nga shtatori i vitit 2021, aks ky të cilin kryeministri i Kosovës në konferencën për media e vlerësoi jashtëzakonisht të rëndësishëm për Prizrenin e për Tetovën, për Kosovën e Maqedoninë e Veriut, për mbarë rajonin tonë, si për qytetarët, ashtu edhe për ndërmarrësit.
Ai shtoi se kryetarin Totaj e ka njoftuar se në javën që vjen do të dërgojnë edhe qarkoren e dytë për buxhetin e vitit 2024.
“Në bazë të parallogaritjeve që janë bërë, kostoja e gjithmbarshme do të jetë rreth 200 milionë euro, ku rreth 150 milionë euro janë për tunelin, që është përafërsisht 600 metra më i gjatë sesa ai në Kalimash, ndërkaq rreth 50 milionë euro do të kushtojë rruga në të dy anët e tunelit që lidh këto dy qytete shumë të rëndësishme edhe për aktualitetin, por që kanë përplot histori, kulturë e art, siç janë Prizreni e Tetova”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se ndihet mirë për një qasje shumë konstruktive dhe shumë pozitive karshi projekteve me interes nacional.
“Unë jam shumë i sigurt që kemi hapësirë shumë të madhe për bashkëpunim në të gjitha lëmitë tjera dhe besoj që nuk do të mungojë gatishmëria nga asnjëra palë që ky bashkëpunim të vazhdojë, sepse do të ndikojë në performancë edhe të qeverisë qendrore edhe të qeverisë lokale”, tha ai.
Totaj tutje shtoi se përfitimet do të jenë jo vetëm për qytetarët e Komunës së Prizrenit, por edhe më gjerë, duke marrë parasysh reputacionin dhe rëndësinë që ka qyteti i Prizrenit për tërë rajonin edhe në këtë rast përafrimi me Komunën e Tetovës është një mundësi.
E-Diaspora
-
Greenhouse merr certifikatën OAE: Një hap përpara në zhvillimin ekonomik të Kosovës Kompania “Greenhouse” është një nga emrat kryesorë në sektorin e prodhimit të shtëpive të parafabrikuara në...
-
Gjuha dhe kombësia, mesazhet kryesore të Kuvendit Kombëtar të Gjuhës Shqipe
-
Festimi në Danimarkë i 112-vjetorit të Pavarësisë dhe 80-vjetorit të Çlirimit të atdheut
-
Arianit Shaqiri, një aktor shqiptar në dramën “Wilhelm Tell” të teatrit zviceran
-
Ambasadori shqiptar reflekton për pavarësinë, në Ditën e Flamurit, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Të pasurit po bëhen më të pasur Sipas “Bilanz”, 300 njerëzit më të pasur në Zvicër kanë për herë të parë një pasuri...
-
48 mijë franga për këtë targë të veçantë
-
Zvicër: 770,000 punonjës planifikojnë të ndryshojnë vendin e punës
-
14 miliardë më shumë për zgjerimin e rrjetit hekurudhor
-
48 persona konsiderohen si kërcënim për sigurinë