Bota

Kryeministri i Bavarisë kritikon kancelaren Merkel për refugjatët

Kryeministri landit të Bavarisë, Horst Seehofer njëherësh kryetar i partisë CSU që është së bashku me CDU-në në koalicion qeveritar në nivel nacional vazhdon me kritika ndaj kancelares Merkel. Ai kërkon nga ajo që të ndryshojë kahun aktual në politikën gjermane lidhur me krizën e refugjatëve.

“Sa më shumë që të kuptojmë se zgjidhja evropiane nuk po përparon, aq më tepër ne duhet të mbështetemi në marrjen e masave tona në nivel nacional”, ka thënë Seehofer për der Spiegel. Në rrafshin konkret kjo gjë nënkupton “kontrollimin e kufijve tanë nacionalë dhe kthimin mbrapa të refugjatëve”.

Nga ana tjetër, sipas tij, zgjidhja e favorizuar nga kancelarja Merkel që në nivel evropian të merren kontigjentet e refugjatëve nga Turqia mund edhe të jetë e mundshme, por ai druan se do të ketë një zhvillim tjetër në atë drejtim.