Lajme

Kryeministri hungarez, i bindur se Putini nuk do të sulmojë ndonjë vend të NATO-s

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është shprehur i bindur se është e pamundur që presidenti rus, Vladimir Putin, të sulmojë një vend të NATO-s.

“Asnjë njeri serioz nuk mund të thotë për Rusinë se synon ta sulmojë NATO-n”, ka thënë ai për Bild, transmeton albinfo.ch.

Sipas tij, sulmi kundër NATO-s është krejtësisht i pamundur – jo vetëm për Rusinë, por për këdo në botë – pasi është komuniteti më i fuqishëm ushtarak.

Tutje, ai ka thënë se të gjitha vendet e NATO-s qëndrojnë pas zotimit të tyre për sigurinë kolektive, që do të thotë se sulmi ndaj një aleati të NATO-s është sulm ndaj të gjithëve.

“Rusët kanë një histori dhe kulturë ndryshe; ata e shohin ndryshe nga evropianët edhe lirinë dhe sovranitetin kombëtar. Por, ata janë racionalë, janë hiperracionalë”, ka thënë Orban.