Shqipëria
Kryeministri holandez: Shqipëria ka bërë përparim, jemi dakord të hapim negociatat
Shqipëria ka bërë përparim në shumë fusha dhe për këtë arsye meriton hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, u shpreh kryeministri holandez, Mark Rutte, në një vizitë zyrtare në vendin tonë.
“Keni bërë shumë përparim, në shumë çështje. Kjo është arsyeja pse ne biem dakord për të filluar negociatat. Dua të çojmë afër BE-në me Shqipërinë. Kemi folur çfarë duhet bërë për universitetet, bujqësinë, për gjëra që duhet të vazhdojnë të përmirësohen”.
Rutte foli dhe për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Holandës.
“Jam i lumtur që dy vendet po thellojnë marrëdhëniet, ne po bashkëpunojmë ekonomikisht, me eksportet, kompanitë holandeze po punojnë për të bërë më shumë biznes me Shqipërinë. Le të vazhdojmë të punojmë kështu”.
Kryeministri holandez falenderoi Ramën për mikpritjen në Tiranë, ndërsa shprehu gatishmërinë për takime të vazhdueshme dhe bashkëpunime të mëtejshme.
Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka treguar arsyet pse për shumë vjet Holanda i kishte vënë veton BE-së, kur bëhej fjala për integrimin në Bashkimin Europian.
Rutte u shpreh se Holanda është bazuar në raportet e Komisionit Europian, ndërsa është vënë re se këto 5 vjet Shqipëria ka bërë përparim të madh në shumë fusha.
Kryeministrit holandez iu shtrua edhe kjo pyetje:
Pyetje: Çfarë reformash ka bërë Shqipëria për të luftuar krimin e organizuar në këto 3 muaj që pas fitores së zgjedhjeve që nuk e bëri për 3 vjetët e shkuara, dhe u bë shkak që ju vit pas viti t’i vinit veton?
Rute: Tashmë kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkëpunimi për këto 2 vjet. Kemi diskutuar për përmirësimin e mëtejshëm. Për të qenë të drejtë, ne i shohim gjithmonë raportet e KE-së se ku qëndronte Shqipëria për pavarësinë e drejtësisë dhe në termat e luftës së krimit të organizuar. Progresi që është arritur në këto 5 vjet ishte i madh dhe bëri të mundur të themi po. Jemi smbrapsur për një kohë të gjatë, por për shumë tema, jo vetëm për krimin e organizuar. Ne duam që ky rajon të ketë perspektivën e BE-së, sepse jemi miq, fqinj, ka arsye strategjike dhe gjeopolitike pse e duam këtë gjë.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?