Shqipëria

Kryeministri Edi Rama pritet me nderime ushtarake në Paris

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Paris me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron, përcjell albinfo.ch.

Në vijim, në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit francez Macron do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.

Në orën 14.45, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Francez Macron do të zhvillojnë një takim kokë më kokë mes tyre, ndërsa do të japin edhe një deklaratë për shtyp.