Koronavirusi: çast pas çasti

Kryeministri britanik: Mjekëve u kam borxh jetën time

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johson, ka falënderuar stafin mjekësor në spitalin e Londrës për kujdesin dhe trajtimin ndaj tij gjatë kohës sa qëndroi në kujdesin intesiv.

“Unë kurrë nuk mund t’i falënderoj aq sa duhet. Unë u kam borxh jetën time”, tha Johnson në një deklaratë të shkurtër dje në mbrëmje.

Johnson kishte qëndruar tri ditë në kujdesin intensiv, më pas është transferuar në repartin normal, pasi që gjendja e tij shëndetësore u përmirësua.

Ai sot ka dalë nga spitali, ka njoftuar Qeveria britanike.

Qeveria britanike ka thënë se kryeministri do të vazhdojë shërimin në rezidencën e tij.

“Me këshillën e ekipit mjekësor, kryeministri nuk do të kthehet menjëherë në punë. Ai dëshiron t’i falënderojë të gjithë në spitalin St Thomas për kujdesin e shkëlqyer që ka pasur”, thuhet në deklaratën e Qeverisë britanike./ Albinfo.ch