Lajme

Kryeministri Kurti ka mbajtur një bashkëbisedim me bashkatdhetarë

"Nuk ju shohim vetëm si kapital financiar, por edhe njerëzor"

Mësohet se kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një bashkëbisedim me bashkatdhetarë, ku tha se mërgatën nuk e sheh vetëm si kapital financiar, por edhe njerëzor, përcjell albinfo.ch.

Kurti theksoi se mërgata është pjesë e kombit që ndodhet jashtë atdheut.

“Këtë rëndësi synojmë ta shndërrojmë në prioritet, duke llogaritur mërgatën si pjesë thelbësore të zhvillimit të qëndrueshëm. Nuk e shohim vetëm si kapital financiar, por edhe njerëzor”, ka thënë Kurti. /EO