Shqipëria
Kryemadhi: Rama trajton shqiptarët si klientë të oligarkëve të tij
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se nuk kishte pse të negociohej me Kosovën për tarifën në Rrugën e Kombit. Ai tha gjithashtu se patriotizëm është ta paguash këtë tarifë dhe jo e kundërta.
Këtë të hënë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cilësoi këtë deklaratë një fyerje të rëndë që u është bërë shqiptarëve, përcjell albinfo.ch.
“Edi Rama dhe oborri i tij arrogant, të mbyllur në kullat e oligarkëve nuk e kuptojnë që sot shqiptarët janë ngritur kundër regjimit skllavërues që ai po instalon. Fjala e tij para shqiptarëve ishte jo vetëm një fyerje që u bëhet banorëve të Kukësit, por edhe një shprehje e qartë e anti-kombëtarizmit të tij që i trajton kosovarët si klientë të pazareve të oligarkëve të tij”, deklaroi Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-sa tha në një konferencë për mediat se opozita distancohet nga kjo dhe se e bashkuar do të dorëzojë në Kuvend kërkesën për përjashtimin e kryeministrit.
“Qëndrimi ynë do të jetë vendimmarrje në funksion të mënyrës së sjelljes së këtij Kryeministri”, shtoi Monika Kryemadhi.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik