Shqipëria

Kryemadhi bën thirrje për protesta kundër Ramës

"Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti. Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet"

Kryetarja e LSI-së përmes një statusi në facebook ka bërë thirrje për protesta për të larguar kryeministrin siç e quan ajo “kryeministrin e krimit dhe të drogës”, transmeton albinfo.ch.

“Në këtë vend nuk ka më drejtësi! Edi Rama vendosi duart e tij të përgjakura me krim, edhe tek i vetmi institucion që nuk e kishte nën kontroll. Kapja e prokurorise nga krimi dhe banditët e pushtetit shënon fundin e shtetit dhe demokracisë. Kjo është dita më e errët në historinë e demokracisë shqiptare!”, ka shkruar ajo.

Kryemadhi ka thënë se sot më shumë se kurrë është detyrë e qytetarëve që ende besojnë te vlerat e demokracisë të rrëzojmë nga pushteti këtë klikë kriminale.

“Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti. Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet. Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë këtë revoltë. As paratë e krimit, as pazaret dhe kulisat nuk e shpëtjnë dot më Edi Ramen nga fundi i paralajmëruar që do ti vijë nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi”, ka thënë ajo.