Kosova
Kryediplomatja finlandeze qëndron sot në Kosovë, pritet në takim nga Kurti
Kryediplomatja e Finlandës, Elina Valtonen, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, ajo do të pritet në takim nga Kurti në orën 15:00.
Vizitën e saj Kurti e kishte paralajmëruar javën e kaluar në mbledhjen e Qeverisë. Kurti kishte deklaruar se në këto takime do të diskutohet edhe për planin për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e veturave.
Përveç Kurtit, Valtonen do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën, në orën 11:00.
Valtonen ka treguar se do të vizitojë Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën.
“Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës. Vendi i tyre është në Bashkimin Evropian. Unë jam duke vizituar Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën. BE është partneri më i afërt politik dhe ekonomik në rajon. Prosperiteti dhe stabiliteti i rajonit është shumë i rëndësishëm për Finlandën”, ka shkruar ajo.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut