Kosova

Kryediplomatja e Gjermanisë viziton Kosovën

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, do ta vizitojë Kosovën këtë javë, raporton agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

Baerbock do ta vizitojë Moldavinë në fundjavë, ku do të takohet me presidenten Maia Sandu, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Ndër temat që do të diskutohen të shtunën është situata në fqinjin e Moldavisë, Ukrainën, tha zëdhënësi.

Përveç Kosovës e Moldavisë, Baerbock do të vizitojë gjithashtu Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë gjatë kësaj jave, u tha gazetarëve zëdhënësi gjerman në një konferencë të rregullt për shtyp të mërkurën.