Shqipëria

Kryediplomati i Shqipërisë, në vizitë zyrtare në Vjenë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, nis nesër vizitë zyrtare dyditore në Vjenë.

MEPJ njofton se të enjten e 16 nëntorit, Hasani do të zhvillojë një takim me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE, Helga Schmidt dhe me përfaqësues të tjerë të OSBE-së dhe OKB-së.

Ndërkohë, të premtën e 17 nëntorit, ministri Igli Hasani do të zhvillojë takime dypalëshe me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg dhe me përfaqësues të Parlamentit austriak

Austria llogaritet si një ndër mbёshtetёset e fuqishme të Shqipërisë nё procesin e integrimit nё BE dhe për hapjen e negociatave.