Kosova
Agjenda e vizitës së sotme të kryediplomatit gjerman në Kosovë
Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë në Berlin ka njoftuar se shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas, do ta vizitojë Prishtinën sot, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, nesër Maas do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Beograd.
Referuar zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Maria Adebahr, Maas do të diskutojë me zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
Thuhet se vizita e shefit të diplomacisë gjermane vjen pas raportimit të mediave në rajonin e Ballkanit Perëndimor lidhur me mundësinë e ndryshimit të kufijve në mes të shteteve.
Kjo është agjenda e vizitës së kryediplomatit gjerman në Kosovë:
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pret në aeroport homologun e saj gjerman, Heiko Maas. (Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 14:00).
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Presidenca, ora 15:00).
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Objekti i Qeverisë, ora 16:30).
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pret në takim homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Objekti i MPJ-së, ora 17:00).
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor