Lajme
Kryebashkiaku austriak qëllohet për vdekje, i dyshuari në arrati
Kryebashkiaku i Kirchberg ob der Donau, Franz Hofer, është qëlluar për vdekje në fshatin Altenfelden, në rajonin rural Muhlviertel të Austrisë, afër kufirit me Gjermaninë dhe Republikën Çeke.
Zëdhënësja e policisë së Austrisë së Epërme, Ulrike Handelbauer, ka thënë për CNN se një burrë tjetër gjithashtu u qëllua për vdekje pak kohë më vone.
Një operacion policor në shkallë të gjerë me helikopterë dhe forca speciale është duke u zhvilluar, teksa i dyshuari besohet të jetë i armatosur dhe banorëve vendas u është thënë të qëndrojnë brenda, transmeton albinfo.ch.
“Fatkeqësisht, ne supozojmë se autori që po kërkojmë mund të jetë duke mbajtur armën”, tha Handelbauer, sipas mediave lokale. Një mosmarrëveshje mbi të drejtat e gjuetisë duket se ka shkaktuar incidentin, shtoi policia.
Sipas Kronen Zeitung, një media lokale, i dyshuari ishte i njohur për gjuetarët në zonë.
Të shtënat tronditën zyrtarët në selinë rajonale të Partisë Popullore (OVP) në Linz. “Është çmenduri”, tha kreu i partisë shtetërore, Florian Hiegelsperger.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025