Bota
Kroati ‘piu helm’ në Hagë, pasi u dënua me 20 vjet burg
Sllobodan Praljak, kroati i Bosnjës, ishte njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë të kroatëve të Bosnjës që u paraqit para gjykatës në Hagë, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Ai u dënua me 20 vjet burgim më 2013 për krime në Mostarin lindor. Me të dëgjuar se dënimi i tij u rikonfirmua, ai i tha gjykatësit, “Sapo kam pirë helm”, përcjell albinfo.ch.
Praljak u ngrit në këmbë dhe e ngriti dorën tek goja e tij, e lëkundi kokën prapa dhe u duk se përpiu një gotë me diçka në të, e që, sipas avokatit të tij, ishte helm, derisa lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Gjykatësi menjëherë urdhëroi vendosjen e perdeve dhe seanca u pezullua. Lajme të tjera mbi shëndetin e tij nuk janë bërë të ditura, dhe nëse vërtet ka pirë helm, apo ishte diçka tjetër.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind