Kosova
Kroacia i shpall të padëshirueshëm tre politikanë të Malit të Zi
Kroacia i ka shpallur të padëshirueshëm tre politikanë të njohur malazezë, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për zëvendëskryeministrin Aleksa Beçiq, kryetarin e Kuvendit, Andrija Mandiq, dhe deputetin e partisë që përkrah Rusinë dhe Serbinë, Milan Knezheviq.
Kjo u bë e ditur nga Ministria e Jashtme dhe Evropiane kroate, që i ka dërguar sot një notë Ambasadës së Malit të Zi në Zagreb, shkruajnë mediat kroate.
Vendimi thuhet se është marrë për shkak të veprimeve sistematike për prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Republikën e Kroacisë dhe abuzimit të vazhdueshëm të Republikës së Kroacisë.
Siç bëhet e ditur, ftohja e marrëdhënieve ndërmjet Kroacisë dhe Malit të Zi ndodhi pasi një muaj më parë Parlamenti i Malit të Zi miratoi Rezolutën për gjenocidin në kampet Jasenovac, Dachau dhe Mauthausen.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut