Të tjera
Kroacia, këtë verë, e fut në qarkullim monedhën euro për turistët
Duket se pasi kaloi provën e koronavirusit, Kroacia ka edhe një ofertë të re për turistët e huaj këtë verë, futjen e euros në qarkullim në muajin korrik. Ky shtet po bën gjithçka që të shpëtojë sezonin e saj veror, përcjell albinfo.ch.
Sipas informacioneve, thuhet se qytetarët nga dhjetë shtete të BE-së, si Gjermania, Austria, vendet baltike etj., lejohet të hyjnë në vend pa qenë e nevojshme të paraqesin një konfirmim prenotimi, siç ishte më parë.
Sidoqoftë, gjatë kalimit të kufirit duhet të japin informacione se ku dhe si mund të gjenden gjatë kohës kur pushojnë. Këta turistë ishin të lumtur që e pranuan një gjë të tillë.
“Ndihem rehat këtu. Kam qenë dy apo tri vjet më parë. Ndihemi shumë mirë dhe tani po pushojmë”, shprehet një turist.
“Ne e morëm parasysh riskun dhe jemi të lumtur të jemi sërish këtu. Ne po shijojmë paqen dhe qetësinë e ofruar”, thotë një tjetër pushues.
Vlen të theksohet se rihapja e sezonit turistik është e rëndësishme për ekonominë e Kroacisë, sepse turizmi në një shtet me 4.3 milionë banorë përbën 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas të dhënave zyrtare, pjesa më e madhe e turistëve të huaj në Kroaci vijnë nga Gjermania, Sllovenia dhe Austria.
Së fundmi, ka pasur zero raste të reja me COVID-19 në Kroaci në 24 orët e fundit. Aktualisht, ka 17 raste aktive me 10 persona në spital dhe 2 pacientë, njëri prej të cilëve në ventilator.
Që nga fundi i shkurtit, Kroacia ka kryer 68.740 teste, përfshirë 226 në 24 orët e fundit.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih