Lajme
Kroacia fikson kursin e frangut zviceran për 1 vit
Bëhet fjalë për mijëra familje, të cilat prej sot do të flenë rehat dhe nuk kanë nevojë t‘i shikojnë kurset e këmbimit të valutave
Frangu zviceran është fiksuar në 6.39 kuna kroate për 1 vit, ndërsa shpenzimet do t’i bartin institucionet financiare, ka deklaruar kryeministri kroat, Zoran Milanoviq, në një konferencë të jashtëzakonshme, raporton televizioni kroat HRT
„Bëhet fjalë për mijëra familje, të cilat prej sot do të flenë rehat dhe nuk kanë nevojë t‘i shikojnë kurset e këmbimit të valutave. Për 1 vit është e mundur të ketë bisedime për konvertimin e kredive në kuna kroate. Mirëpo, për këtë na duhet ndihma e Bankës Nacionale të Kroacisë“, ka deklaruar Milanoviq.
Kufizimin e kursit Qeveria do ta procedojë në Kuvend nëpërmjet ligjit të kredive. Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Josip Leko, ka konfirmuar se Qeveria deri në fund të javës do të propozojë një zgjidhje ligjore për problemin e qytetarëve me kreditë në franga zvicerane dhe ka paralajmëruar që të premten do të vihet në rend dite një propozim i këtillë.
Javën e kaluar frangu zviceran është forcuar me vendimin e Bankës Nacionale të Zvicrës, e cila ka hequr kufizimet trevjeçare kundrejt euros.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër Papunësia në Zvicër u rrit vitin e kaluar pasi ra në një nivel shumë të ulët...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut